Një tritol shpërtheu pranë biznesit të Tol Mëhillit në Lezhë. Ai kishte një servish makinash.
Djali i tij Klaudio Mëhilli ka deklaruar se nuk ka konflikt me askënd, duke theksuar se familja e tij është tronditur nga shpërthimi.
“Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe u tronditem të gjithë ndërsa vajza e vogël u tremb shumë. Ne moment dolëm e gjithë familja jashtë dhe pamë xhamat e thyer te objektit” tha Mëhilli.
Kamera e një objekti ka arritur të kap autorët të cilët janë dy persona të cilët afrohen me një motor dhe me skafantë. Pasi vendosin eksplozivin ata largohen me shpejtësi dhe disa sekonda më pas shihet shpërthimi.