Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se ato femra të cilat do të udhëtojnë jashtë shtetit për të abortuar do të arrestohen.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”. Kujtojmë se 13 shtet e kanë të ndaluar abortin.
Gratë nga këto shtete që dëshirojnë të bëjnë një abort mund të duhet të udhëtojnë në shtetet ku ai mbetet i ligjshëm.
Në një takim virtual me guvernatorët demokratë, Biden u shpreh se mendonte që “njerëzit do të tronditen kur shteti i parë do të përpiqet të arrestojë një grua për kalimin e kufijve për kujdes mjekësor”.
Biden nënvizoi gjithashtu se qeveria federale do të bëjë gjithçka për të mbrojtur gratë që duhet të kalojnë kufijtë shtetërorë për të kryer një abort dhe për të siguruar që ato të kenë akses në barna në shtetet ku është e paligjshme.