-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalja e parë në publik, Rihanna habit me reagimin e saj kundrejt fansave

Kryesoret

Sërish e gjithë vëmendja tek Rihanna! Këngëtarja me famë botërore është shfaqur në publik dhe po merr komente të shumta.

Ajo u pa teksa ishte e pranishme në Wireless Fest në Londër. Rihanna u shfaq pikërisht aty për të treguar mbështetje ndaj partnerit të saj, Asap Rocky.

Këngëtarja është parë shumë pranë turmës, ku menjëherë nisën brohorimat kur ajo kaloi. Megjithatë, Rihanna nuk dukej aspak entuziaste.

Ajo pati një reagim totalisht shpërfillës ndaj brohorimave të fansave të saj. Reagimi i saj ka ngjallur shumë komente kudo.

Rihanna u shfaq në publik e veshur me të zeza, me një xhup të madh në trup.

Ajo dhe Rocky mirëpritën në maj djalin e tyre.

Më herët, u tha se çifti po planifikonte të shpërngulej në Barbados në këto muaj. Sipas “The Mirror”, këngëtarja dëshiron të kalojë tre muaj në Kaliforni përpara se të kthehet në Karaibe, ku kaloi një kohë të konsiderueshme gjatë shtatzënisë.

“Rihanna e do Barbadosin dhe i pëlqente të rritej atje”, tha një burim. Jo vetëm kaq por burimi bëri me dije se Rihanna ka shumë dëshirë që fëmija i saj të rritet larg vëmendjes së madhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit