Zëvendëskryeministrja, e Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se askush nuk e di datën e saktë se kur do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.
“Sot, askush, as institucionet tona, as unë si ministre e jashtme, por as një përfaqësues i BE-së, nuk mund ta thonë datën e saktë se kur mund të ketë lëvizje të lirë. Sot, askush nuk e di, kur do të jetë hapi final dhe kur do të largohen vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ministrja, sipas raportimit të mediave kosovare.
Gërvalla tha se nuk mund të konfirmojë që liberalizmi mund të bëhet realitet në shtator, sikurse po flitet.
“Nuk mund të them se do të ndodh në shtator, do t’ju gënjeja”, tha ministrja .