-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka dhe Vokshi dalin për të mbledhur njerëz për protestë

Kryesoret

Grupet e punës së Partisë Demokratike vijojnë takime në terren në lidhje me protestën e 7 korrikut.

Deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Kryesisë dhe Sekretariateve  kanë zhvilluar edhe bashkëbisedim me strukturat në bazë dhe me qytetare e biznese duke i shpjeguar arsyet perse duhet te jene ne protesten e opozites.

Ne njoftimin e shperndare per mediat, thuhet se arsyet kryesore perse qytetaret duhet te dalin ne shesh ne 7 korrik jane rritja e çmimit të naftës, ushqimeve bazë, rritja e taksave dhe korrupsioni.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë Albana Vokshi nga Njësia  në Tiranë, u bëri thirrje grave dhe vajzave të jenë në terren për të ftuar çdo qytetar të ngrejë zërin kundër qeverisë e cila nuk mendon për njerëzit, por vetëm për pasurimin e saj.

“Protestat nuk do të ndalojnë deri në rrëzimin e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës”, tha Vokshi.

Sekretari i Pergjithshëm Flamur Noka gjatë takimeve në Kamëz theksoi se “7 korriku është një mundësi për vendin, për të rinjtë, për të gjithë shqiptarët që nuk i dorëzohen realitetit, krimit e mjerimit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit