Pamje të tmerrshme janë shpërndarë nga Egjipti. Një peshkaqen ka masakruar dhe gjakosur një turiste duke i shkaktuar vdekjen. Pamjet janë bërë virale, nga ku shihet se si në fillim gruaja hubi këmbën, dhe pas shihet duke notuar pa gjymtyrë.
Gruaja austriake, 68 vjeç, vdiq më vonë në një ambulancë.

Një turmë e madhe e pa gjithë skenën, por askush nuk u fut në ujë për të ndihmuar gruan. Incidenti ndodhi në Sahl Hasheesh, një gji popullor në bregun e Detit të Kuq të Egjiptit, afër Hurghadës. Me sa duket, viktima ishte e martuar me një egjiptian dhe jetonte me të në fshat./Marrë nga TheMirror