Në një javë janë arrestuar 165 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 563 shtetas, nga këta: 165 janë arrestuar, 374 janë proceduar penalisht dhe 24 janë shpallur në kërkim.
Në total janë kapur 36 persona të cilët ishin shpallur në kërkim, nga të cilët: 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar. Po ashtu, policia informon se gjatë kësaj jave janë zhvilluar 26 operacione policore, të koduara: “Tranzit 26”, “50 Dollars”, “Agents”, “Tranzit 27”, “Informaliteti” (2 raste), “Watches”, “Akciza”, “Check”, “Transportuesi”, “Gjimlik”, “Finish”, “Road Guard 29”, “Gjorica”, “Prevention”, “North forex 2”, “North forex 3”, “Transfer”, “Vjosa e pastër 3”, “Subvencioni”, “Perimetri”, “Danubi 7″, “Brothers”, “Next”, “Tjetërsimi i Lagunës” dhe “Green mail”.