Adil Tefa, i cili u vra një natë më parë nga përleshja e grupeve të drogë në Athinë mësohet se është me orgjinë nga Korça.
Tefa ishte babai një vajze 25-vjeçare si dhe pronari i një servisi makinash po në atë zonë. Mësohet se korçari ishte kreu i një bande të madhe që merrej me lëndët narkotike. Ai kishte zgjedhur që të sheshonte mosmarrëveshjet midis bandës rivale që po ashtu drejtohej nga shqiptarë.
Tefa drejtonte makinën tip “Mercedes” dhe qëlloi personin me motoçikletë. Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.