Dy policë janë plagosur në Skenderaj të shtunën pas mesnatës në një pikë kontrolli, por janë jashtë rrezikut për jetë.
“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Bëhet e ditur se deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.
Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.