Kryeministri Edi Rama, nga Amsterdami, ka komentuar vendimin për përjashtimin e gazetarit për tre muaj nga konferencat.
“E kam humbur numrin, nuk e di në çfarë pozicioni jemi. Megjithatë kjo është shumë e diskutueshme, ka vende ku udhëheqësit i kontrollojnë titujt në darkë dhe të nesërmen kontrollojnë nëse janë botuar siç duhen. Asgjë e tillë nuk ndodh në Shqipëri. Kritikohem për diçka, jam përpjekur fort, kam ndryshuar shumë. Unë dua të respektoj kritikët, kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës. Më është dashur të kaloj ferrin fizikisht sepse kam folur dhe ndonjëherë nuk mund të rri pafolur përballë gjërave të çmendur që janë rrezik i abuzimit me lirinë fjalës dhe kjo i rëndon gjërat. Shihni për tre ditë shtypin shqiptare kuptoni që s’ka censurë, ka diçka shqetësues që është legjitimiteti i plotë i abuzimit me lirinë tende në dëm të çdo individi që duan të sulmojnë. Nuk dua të the që ne jemi parajsa e lirisë. Se kjo lidhet më shumë gjëra të tjera si garancitë e gazetarëve, pronësia e medias. Nuk ka asnjë rast që asnjë gazetar, media të ketë pasur telashin më të vogël për shkak të trysnisë nga qeveria. Jam luftëtar i çmendur nuk mund të hesht kur përballem me deklarata idiote, nuk e kuptoj pse liria është për gazetarët dhe jo për kryeministrin dhe unë duhet të kem lirinë time”, tha Rama.
Pak ditë më parë në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, gazetari Klevin Muka pyeti këtë të fundit nëse e ka takuar bashkëshortin e saj, investitor strategjik, në prani të dy anëtarëve të administratës, siç e parashikon kodi i ri etik apo e ka thyer kodin e ri i cili parashikon sanksione deri në largim nga puna. Kjo për kreun e qeverisë u cilësua si shkelje etikës, dhe çoi gazetari për ‘3 muaj në riedukim’.