-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thirrja në gjuhën serbe e Kurtit për targat

Kryesoret

Qeveria e Kosovës, miratoi të mërkurën më 29 qershor, vendimin për mundësinë e riregjistrimit të veturave me targat e qyteteve në Kosovë, të cilat i lëshojnë autoritetet e Serbisë, në RKS (Republika e Kosovës).

Bëhet fjalë për veturat me targat PR (Prishtinë), GL (Gjilan), PZ (Prizren), KM (Mitrovicë e Kosovës) e kështu me radhë.

Kryeministri Albin Kurti, të dielën, përmes një video-incizimi në gjuhën serbe iu ka bërë thirrje qytetarëve të komunave Veriore që të heqin dorë nga përdorimi targave ilegale dhe t’i vendosin ato RKS.

“Ndodhem në Qendrën për Regjistrimin e mjeteve në Prishtinë dhe ju lutem për vëmendjen tuaj. Nga data 1 gusht e deri me datën 30 shtator të këtij viti, këtu dhe në 33 qendra tjera komuna regjistrimi, do jetë i organizuar procesi i regjistrimit të mjeteve, e me këtë kalimi nga tabelat ilegale në ato të vlefshme në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës, tabela me shenjën RKS. Në takimin e fundit të mbajtur, Qeveria ka marrë vendim sipas të cilit kërkohet regjistrimi në RKS e me këtë implementimi dhe vendosja e sundimit të ligjit”. Në këtë mënyrë garantojmë mbisundim të ligjit krahas politikës dhe interesave individuale gjë e cila është në interes të çdo qytetari të shtetit tone të përbashkët”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i qeverisë ka njoftuar për procedurat e regjistrimit të veturave, që sipas tij janë të lehta.

“Ju do regjistroni veturat në bazë të procedurave të lehta dhe me lëshime të lejuara, sipas rregullave dhe ligjit, kurse ne do të vendosim barazinë të cilën e synojmë të gjithë në çdo segment”, shtoi ai.

“Gjithashtu nuk do të kërkohet kontrolli teknik për regjistrimin e parë ndërsa komunat mund të vendosin të mos kërkojnë pagesën prej 10 euro që e kanë. Shumë shpejt Ministria do të dalë me një udhëzim administrativ që tregon saktë procedurën”, thekosi Kurti.

Duhet theksuar se në shtator të vitit të kaluar, Kosova ka vendosur masa reciproke ndaj automjeteve me targa të Serbisë, që kanë hyrë në Kosovë, duke u kërkuar të vendosin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në territorin e vendit.

Kjo masë ka çuar në përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, ku pjesëtarë të komunitetit serb i kanë mbajtur të bllokuara vendkalimet kufitare për dy javë.

Më pas, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për mbulimin e simboleve shtetërore në targa me letra ngjitëse të bardha.

Marrë parasysh se ende nuk është gjetur zgjidhje përfundimtare, regjimi me letra ngjitëse mbetet në fuqi.

Deri më tani, letrat e bardha janë ngjitur edhe në targat KM./Telegrafi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit