Një plantacion i madh me fidanë kanabisi mbi 1200 u gjet nga policia e Prokurorisë së Narkotikëve të Patrës në Korinthit dhe arrestoi një 36-vjeçar emigrantë, i cili dyshohet të jetë shqiptar.
Gjatë operacionit, policia gjeti një plantacion të organizuar kanabisi të përbërë nga 1210 fidanë në një zonë me pyje të dendur të Reitos, në një zonë të projektuar posaçërisht dhe me mbulesë bimore natyrore.
Pak orë më vonë, efektivët e policisë arrestuan 36-vjeçarin, teksa ndodheshin brenda një tende në zonën e plantacionit, ndërsa kërkonin bashkëpunëtorin e huaj të të arrestuarit.
Plantacioni, sipas policisë, përbëhej nga tre nivele, me një sipërfaqe totale rreth 1500 metra katrorë, ndërsa policia gjeti ndër të tjera në zonën e plantacionit një zorrë ujitjeje me gjatësi totale 100 metra. e cila lidhej me rezervuarët e depozitimit të ujit, një kasolle të improvizuar që përmbante dy çadra kampingu, dy pika të improvizuara grumbullimi të ujit, shumë ushqime dhe enë gatimi.