-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Barkas aty”! Momenti kur policia “palos” dy trafikantët mes kanabisit-VIDEO

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni policor i koduar “Gimaj” çoi në pranga Elvis Dedendreajn dhe Mikel Ndreajn. Bimët narkotike u gjetën në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut” në fshatin Gimaj.

 “Në një ambient të hapur, në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të kontollit të territorit, në afërsi të këtij ambientit u bë e mundur kapja  dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit nga ana e shërbimeve të Policisë, u bë e mundur edhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i një arme zjarri automatik dhe municioni luftarak, në një ambient në afërsi të sipërfaqes së mbjellë me bimë narkotike.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit” deklaron policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit