-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Çështjen “Salianji” do ta bëjmë ndërkombëtare, ndjekje penale për gjyqtarët dhe Ardi Veliun

Kryesoret

Sali Berisha e ka quajtur stalinist gjyqin ndaj Salianjit këtë të hënë për çështjen Banale. Kreu demokrat përmendi me ermra të gjithë gjykatësit, ndërsa tha se janë të lidhur me klanin Xhafaj. Berisha u shpreh se do të kërkojë ndjekje penale për ata.

“Sot në orën 14:00 në gjykatën e apelit, gjykatësja Petra Sadushi, Burri i të cilës është i lidhur kokë e këmbë me klanin Xhafa, ka hedhur shortin dhe ka caktuar me short, datën e gjykimit, në vend të tërheqjes menjëherë nga procesi. Ajo ka marrë përsipër të çojë edhe më tej veprën kriminale të mafies së drejtësisë. Reforma ka prodhuar një specie gjykatësish, të cilët nuk ngurrojnë të shkruajnë ligjin dhe jo të bëjnë ligjin në sallat e gjyqit, si Artan Gjemeni, Blerina Muçi dhe Gjykatësja Petra Sadushi.

U bëj thirrje gazetarëve shqiptarë të ndjekin këtë proces, i bëj thirrje të përdjekurve politikë që u dënuan në diktaturë si dëshmi e rikthimit të proceseve staliniste në Shqipëri nga Rama.

U bëj thirrje mbarë qytetarëve të reagojnë ndaj këtij procesi. Kërkoj ndjekjen penale të Ardi Veliut, të ish-krye policit të Fierit, të oficerëve të turpshme, bashkëpunëtorë në krime që manipulojnë provat, ndjekjen penale të Artan Gjermenit,

PD do ta bëjë këtë çështje ndërkombëtare dhe nuk do të pranojë kurrë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit