Shtyhet për në datë 18 korrik vendimi për Ervin Salianjin.
Gjykata e Apelit nuk e ka dhënë sot vendimin për deputetin demokrat për dosjen “Babale”.
Avokatët e deputetit të PD-së Ledio Braho dhe Indrit Sefa kërkuan që seanca të shtyhet me argumentin se janë në bojkot për hartën e re gjyqësore.
Një tjetër shkak i shtyrjes ishte dhe mungesa e gjyqtares Elona Tora.
Ervin Salianji ishte i pranishëm në gjyq për të pritur vendimin dhe krah tij kishte mbështetjen e një pjese të grupit parlamentar.
Por trupi gjykues vendosi ta shtynte.
Nëse Gjykata e Apelit do të konfirmojë vendimin, deputeti Salianji rrezikon burgun dhe prangat do i vendosen në sallën e gjyqit, gjithmonë nëse dënimi nuk konvertohet në shërbimi.
Por përse u dënua Salianji?
Deputeti dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në trafikun e drogës.
Tre janë rrugët; dënim me burg, i konvertuar në shërbim prove ose i pafajshëm.