Ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në polici, pas urdhër ndalimit të lëshuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Ndryshe Prokruroria Themelore e Mitrovicës sot ka kërkuar nga Gjykata Themelore që të caktoj masën e paraburgimit për Faton Lushtakun dhe Arif Lushtakun.
Prokuroria gjithashtu ka njoftuar se edhe për Nuredin Lushtakun do të kërkohet masa e njëjtë.
Lushtaku dhe familjarët e tij dyshohen se kanë plagosur dy zyrtarë policor të shtunën mbrëma në Skenderaj, si rezultat i shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.