Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim në lidhje me aferën e inceneratorëve. Në një komunikim me gazetarët, ajo tha se Klodian Zoto rezulton se ka bërë 30 mln dollarë evazion fiskal. Ndërsa në total, evazioni fiskal i kompanive të inceneratorëve është 489 mln dollarë.
Po ashtu, një tjetër fakt që bëri të ditur Kryemadhi është udhëtimet e Klodian Zotos në kohën e pandemisë. Sipas saj ai udhëtonte jashtë vendit, edhe pse fluturimet ishin të ndaluara.

“Frutat janë shkëmbyer në inerte. ushqimet ,vaji, sheqeri, janë kthyer në asfalt dhe uji i pijshëm në beton. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, për arsye se me këto kompani unë do tregohem pak diskrete sepse do çohen në SPAK. Kompanitë fiktive shkëmbejnë fatura me njëra-tjetrën. Kompanitë e verdha inceneratori, ato jeshile kompanitë që kanë fituar punë publike. Në këto kompani funksionojnë blerjet fiktive tek ushqimet, uji i pijshëm, mund të jenë 8 mln dollarë ujë i pijshëm, 6-7 mln dollarë fruta ekzotike. Janë fatura nën 3 mln lekë që lëvizja të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare.
Ajo çka të vënë dilemë të të gjithë gjërave, është se përveçse nuk kryhet, kompanitë marrin dhe rimbursimin e TVSH-së”, deklaroi Kryemadhi.