Në datë 24 Korrik do të betohet Presidenti i ri, Bajram Begaj. Konferenca e Kryetarëve miratoi sot programin e punës së Kuvendit për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11 – 29 korrik 2022.
Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare më 14, 21 dhe 24 korrik 2022. Në datë 24 do të betohet kreu i ri i shtetit, që në të njëjtën ditë do të shkojë nga parlamenti drejt Presidencës për të marrë detyrën nga Ilir Meta.
Mbledhja gjithashtu vendosi t’i propozojë seancës plenare shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë deri në 30 shtator 2022.