-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbysja, si përfundoi vëllai i Xhafajt i pafajshëm dhe ku ndodhet?

Kryesoret

Rikthehet dosja “Babale”, por gjithçka sërish po vërtitet rreth deputetit Ervin Salianji, i cili ishte sot në seancën gjyqësore në Apel, ku u shty në 18 korrik vendimi nëse do të shpallet i pafajshëm apo do të shkojë pas hekurave, sikur kërkoi shkalla e parë që vendosi një vit burg.

Historia e denoncuar nga gazetari Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji kundër Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm shkaktoi furtunë katër vite më parë. Por kush është sot vëllai i ish-ministrit? Geron Xhafaj që sapo doli denoncimi u nis vetë drejt Italisë nga i akuzuar për trafik droge nga PD-ja përfundoi me statusin e të dëmtuarit nga vepra penale. Të paktën më këtë status e ka ftuar treshja gjykuese e kryesuar nga Edlira Petri të paraqitet personalisht apo të pajtojë avokate në gjykatën e Apelit.

Çfarë është dosja “Babale”?

Audio-përgjimi u publikua në maj të vitit 2018 nga Partia Demokratike, në të cilin aludohej se vëllai i Ministrit të Brendshëm, asokohe Fatmir Xhafaj bisedonte me Albert Veliun dhe dakordësohej për trafik droge. Geron Xhafaj të nesërmen  para së të dorëzohej në Itali për të vuajtur një dënim më të hershëm për trafik droge, kallëzoi akuzuesit se kishin sajuar përgjimin.

Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykata e Krimeve të Rënda miratoi atëherë masa sigurie “arrest me burg” për Albert Veliun dhe Fredi Alizotin, ndërsa u vendos detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashi.

Më pas dosja u nda dhe pjesa që i përkiste veprës penale “kallëzim i rremë” u kalua për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës. Ndërkohë, listës së të hetuarve si bashkëpunëtorë në sajimin e audio-përgjimit ju shtua edhe deputeti demokrat Ervin Salianji.

Prokuroria e Tiranës, kërkoi deklarimin fajtorë të katër të akuzuarve të çështjes së njohur me emrin “Babale”. Gjyqtari Artan Gjermeni arriti në konkluzionin “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji duhen të deklarohen fajtorë për veprën penale për të cilën akuzohen.

Kliko këtu për të lexuar të gjitha lajmet për dosjen “Babale”

Pretendimet e mbrojtjes për pafajësinë e të pandehurve Albert Veliu, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji bien në kundërshtim me provat e administruara”, tha gjyqtari Gjermeni. Për ish-deputetin Ervin Salianji, vendosi dënimin me një vit burg.

Për të pandehurin Albert Veliu, ai vendosi dënimin me 10 muaj burg për veprën penale “kalim i paligjshëm i kufirit” dhe 2 vjet e 10 muaj burgim “kallëzim i rremë” në bashkëpunim. Në bashkim Gjermeni vendosi dënimin e Veliut me 3 vjet e 5 muaj burgim. Sot ndodhet në azil në Belgjikë.

Për të pandehurin Fredi Alizoti vendosi deklarimin e tij fajtor për veprën penale “kallëzim të rremë” në bashkëpunim dhe dënimin me dy vjet burgim. Sot e ka përfunduar dhe nuk shkoi në Apel.

Për gazetarin Jetmir Olldashi u vendos 6 muaj burgim po për “kallëzim të rremë” në bashkëpunim dhe pezullimin e ekzekutimit e kryerjen e 100 orëve pune në interes të publikut. Gjithashtu, gjyqtari Gjermeni vendosi për Olldashin detyrimin për të mbajtur kontakte me zyrën e shërbimit të provës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit