-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat/ Roli i Berishës, ku është “Babalja” dhe pse Salianji e kërcënoi Bashën?

Kryesoret

Gjykata e Apelit vendosi sot që të shtynte vendimin për Ervin Salianjin për dy arsye; e para mungoi një anëtar i trupit gjykues, Elona Toro për arsye shëndetësore dhe pas kërkesës së avokatëve se janë në bojkot kundër hartës së re gjyqësore.

Në fund, kryesuesja Edlira Petri vendosi që të shtynte vendimin për në datë 18 korrik ora 14:00. Nga tre të akuzuarit, vetëm deputeti ishte i pranishëm, ndërsa Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe gazetari Jetmir Olldashi nuk ishin në Apel.

Pretendime dhe akuza kishte vetëm deputeti demokrat. Albert Veliu i dënuar me 3.5 vite burg, i njohur me nofkën “Babalja” nga e cila mori emrin edhe dosja ndodhet jashtë vendit, ka kërkuar azil në Belgjikë.

Fredi Alizoti që akuzohet se inskenoi duke imituar vëllanë e Fatmir Xhafajt, Geronin u shpreh se nuk ka më pretendime, pasi e kryer dënimin.

Në momentin që doli jashtë gjykatës, deputeti i PD-së dukej se ishte i acaruar edhe me Lulzim Bashën, të cilit në mënyrë indirekte i dërgoi një mesazh.

Kjo ka qenë një betejë e opozitës, jo e imja personale. E vetmja gjë që duhej bërë më përpara, por nuk varej nga unë, do të duhej bërë më parë denoncimi i kësaj afere.

Për shkak të drejtimit të PD-së asokohe është bërë më pas. Por do të kem kohë ta sqaroj më pas këtë, gjatë në një moment tjetër” tha ai.

Por përse ky ndryshim kursi? Një nga arsyet mund të jetë edhe fakti që Salianji duket se është ndjerë i braktisur nga Lulzim Basha dhe grupi i tij ende në PD.

Sot në seancë ishin vetëm deputetë që janë njohur për mbështetjen e tyre për Sali Berishën, i cili doli hapur krah Ervin Salianjit.

Belind Këlliçi, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Kasem Mahmutaj, Isuf Çela, Selaudin Jakupllari dhe Bledion Nallbati ishin në sallë.

Pjesa tjetër e kupolës së PD-së në kohën e drejtimit nga Lulzim Basha nuk ishte. Këtë e evidentoi edhe vetë Salianji.

“Kanë qenë në shkallën e parë që të gjithë aty. Ka pasur qëndrime publike edhe për këtë rast. Detyrimi është të mbaj përgjegjësi për pozicionin që mbaj sepse e kam besuar këtë çështje.

Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim apo marrëveshje të tjera nga ish-drejtuesi i PD-së. Por për rastin në fjalë dhe vonesat dhe gjithçka tjetër dhe nëse ka ndryshim qëndrimi duhet pyetur, unë do të flas me fakte dhe prova për cdo rast” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit