-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet vendimi/ Flet Salianji: Nuk tërhiqem! Çfarë të bëj, të hidhem përpjetë?

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji u shpreh jashtë dyerve të gjykatës së Apelit se i qëndron dhe beson te denoncimi që ka bërë për dosjen “Babale” për të cilën u dënua me një vit burg nga shkalla e parë dhe që vendimi i shkallës së dytë që është i formës së prerë sot u shty për në 18 korrik. Ai deklaroi se nuk tërhiqet nga denoncimi që ka bërë.

Seanca u manipulua nga një dëshmitar i rremë. Vonesa dhe sorollatjet janë të përhershme sa herë që një person kërkon drejtësi. Ankimi është i plotë, janë te gjithë elementet. Nuk ka pasur vepër penale.

Në rastin tim unë kam paraqitur prova për të paraqitur para publikut dhe për të provuar pafajësinë time. Jemi në një rast që duket sikur është i koklavitur, por është shumë e thjeshtë. Unë nuk kam bërë kallëzim, por një denoncim për një të dënuar.

Pjesa e investigimit të gazetarit është e njohur për publikun, sesi të gjithë drejtuesit e lartë politikë ishin të përfshirë në një çështje ku kërkonin të involvonin një dëshmitar të rremë, një personazh që sot i ka marrë paratë e veta nga qeveria dhe sot ishte dakord edhe me burgun që ka bërë.

Manipuluan procesin me një dëshmitar të rremë. Dëshmitari i rremë, kërkesa e tij ishte që nuk kishte ankimim, ishte i kënaqur me burgun dhe paratë dhe tani është dënuar për vjedhje.

Nuk është vetëm ky dëshmitari i rremë por edhe një tjetër i njohur si Agron Hyseni, që prokuroria kërkoi ta fuste, si Agron për Agron, nuk u kuptua përse ishte dhe përse është.

Zëri sipas ekspertimit britanik është i ngjashëm me zërin e të denoncuarit prej meje dhe PD-së. Ditën pas denoncimit nga selia e PD-së, të nesërmen, i akuzuari, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm shkoi për të kryer dënimin në Itali. Prokuroria nuk e izoloi këtu, por u mor me denoncuesit, mua dhe të tjerët.

Me mua nuk ka komunikuar asnjëherë ky Alizoti. Ai ka dhjetëra kontakte me drejtorët e policisë, këtë të Fierit, por edhe prokurorin atëherë, Gent Osmanin. Albert Veliu erdhi në skenë nga qeveria” tha ai, për të njohurin si “Babale”.

A do ta zbatoni vendimin e Apelit? “Cfarë do të bëj do të hidhem përpjetë. Nuk ka diskutim, cdo vendimi do të zbatohet. Unë po them me fakte, që prokurorët dhe gjyqtarët që janë marrë me çështjen ose janë larguar ose kanë dhënë dorëheqje” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit