-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Statistikat e VAR-it në Shqipëri, 103 korrigjime të vendimeve në një sezon

Kryesoret

Edicion futbollistik 2021/2022 erdhi me një risi të madhe në kampionatin “Abissnet Superiore”, ku për herë të parë në futbollin shqiptar u aplikua sistemi VAR, një nga projektet e investimet më të mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Prej më shumë se dy vitesh institucioni i futbollit në vend punoi për ta implementuar këtë sistem edhe në Shqipëri, me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe cilësisë së futbollit shqiptar, duke minimizuar gabimet e arbitrave.

Në një intervistë për fshf.org, shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, zbulon statistikat e nxjerra nga ky sektor përgjatë vitit të parë të VAR-it në Shqipëri. Gjithashtu, Jareci vlerëson punën e jashtëzakonshme të bërë nga arbitrat dhe asistentët përgjatë këtij sezoni, ndërsa tregon edhe problematikën kryesore të këtij edicioni të sistemit VAR dhe çfarë duhet përmirësuar në sezonin e ardhshëm.

VITI I PARË I SISTEMIT VAR NË SHQIPËRI – “Si vit i parë, por edhe përpara fillimit të implementimit, puna ka qenë e jashtëzakonshme, që ka marrë rreth 1 vit e gjysmë edukim të arbitrave, teorik, por edhe praktik në fushë, deri në momentin kur testi zyrtar ishte ai i Superkupës së Shqipërisë dhe që vazhdoi më pas me implementimin e këtij sistemi në Abissnet Superiore.

Si vit i parë, jemi të kënaqur, jo vetëm ne si Sektor, por ajo që është më kryesorja, ekipet, lojtarët, stafet e ekipeve, por edhe i gjithë komuniteti që ndjek futbollin shqiptar. Pritshmëritë tona nuk ishin për kaq pozitivitet në implementim që në vitin e parë. Kjo tregon një punë të jashtëzakonshme të bërë nga arbitrat dhe asistentët, që nga momenti i trajnimit të parë teorik, deri te trajnimet në fushë.

Ne kishim një eksperiencë të parë, kemi gati tre ose katër vite që ndjekim kampionatet e huaja, ku ky sistem është implementuar. Kishim njohuri në lidhje me protokollin e sistemit VAR. Edhe arbitrat kishin njëfarë njohurie, por që ishin në aspektin e të parit futboll, ndërsa pjesa tjetër e të funksionuarit ishte diçka e re, e cila të krijon stres dhe ky stres ndikon edhe në vendimmarrje. Por puna e arbitrave dhe asistentëve ka qenë pozitive”.

STATISTIKAT – “Do të doja të ndalesha edhe në disa statistika që ne si Sektor kemi për Sistemin VAR gjatë vitit të parë. Fillimisht, dua të ritheksoj edhe njëherë që ky sistem bën kontrollin e çdo situate kur shënohet gol, kur kemi një penallti të dhënë, një karton të kuq të dhënë apo të padhënë dhe pozicionet offside.

Statistikat që ne kemi nxjerrë:

– 459 incidente të kontrolluara nga Sistemi VAR (46 penallti, 37 kartonë të kuq dhe 376 gola, të gjitha të kontrolluara nga VAR-i)

– 103 korrigjime të vendimeve nga Sistemi VAR (46 penallti, 37 kartonë të kuq, 20 gola)

– 59 ndërhyrje ose rishikime në fushë nga ana e arbitrave (52 kthime të vendimit të arbitrit, kur ai shkon në monitorin e fushës dhe e rikthen vendimin e tij dhe 7 konfirmime të arbitrit në vendimin e tij, ku edhe pse është dhënë mundësia për të riparë vendimin në fushë, në 7 situata të tilla, arbitri ka mbajtur vendimin e tij)

– VAR-i është përfshirë në 43.7% të rasteve

– VAR-i nuk ka ndërhyrë në 27 ndeshje të kampionatit

– Nuk e kemi pasur sistemin VAR në finalen e Kupës dhe në ndeshjen e play-out.

Përmirësim për edicionin e ardhshëm?  “Ajo që mbetet problematika numër 1 e sistemit VAR në vitin e parë ka qenë marrja e kohës në dhënien e vendimmarrjes. Koha ka qenë shumë e madhe dhe këtu na lind detyra që të bëjmë punë me arbitrat dhe asistentët për të reduktuar kohën në vendimmarrjen e Sistemit VAR, por edhe në kohën e vendimmarrjes së arbitrit në monitorin e fushës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit