16 parti politike kanë plotësuar formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në 28 Dhjetor.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur për KosovaPress, se dy prej tyre janë koalicione: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga tri parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga tri parti politike: Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB), Boshnjaçka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).
Partitë politike që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë LDK, PDK, Kosovaki Nevi Romani Partia, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, KDTP, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska Unija – SDU, Lista Serbe Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Fjala, Nova Demokratska Stranka – NDS, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK).
Sonte përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në.









