-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana ndahet nga Shkupi? Rutte rrëfen prapaskenat me Ramën: Për pak u përleshëm

Kryesoret

Kryeministri holandez Mark Rutte i bëri thirrje Maqedonisë që të pranojë propozimin francez për paktin me Bullgarinë për të hapur negociatat. Nëse kjo nuk ndodh, ai tha se atëherë liderët e BE mund të bien dakord që të nisin bisedimet veçmas me Shqipërinë.

“Kurrë nuk kemi qenë në favor të qenit të ndara të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ka një mendim të gjerë se ato nuk duhet të shkëputen, janë bërë shumë gjëra. Ka një optimizëm që Maqedonia e Veriut të pranojë kompromisin francez, gjithkush fiton dhe humbet diçka, por së paku është një rezultat i drejtë.

Nëse dhe shpresoj që jo, kjo të mos marrë mbështetjen e Maqedonisë, do të marrë mbështetje në Evropë që të nisin bisedimet veç për Shqipërinë. Le të shpresojmë që të mos jetë e nevojshme”, tha Rutte.

Mes batutave, ai tregoi edhe një prapaskenë të diskutimit me tone të larta me kryeministrin Edi Rama disa vite më parë në Sofje.

“Më kujtohet samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofje, ku gati u kapëm fizikisht me njëri-tjetrin. Por ende asokohe mbanim pas çështjet e anëtarësisë. Megjithatë, Shqipëria ka punuar për këto çështje.

Kemi pasur bashkëpunim. Ka një problem të vendeve të lira për gjyqtarë në Shqipëri, pasi është pastruar sistemi, por ndërkohë duhet të plotësohen këto vende bosh. Njerëzit duhet të shkollohen. Nuk jemi arritur maksimum por dhe në Holandë nuk janë të përsosur” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit