Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen, deklaroi të hënën se e vendi i saj mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
“Kosova është i vetmi vend që nuk ka viza në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimi ynë është që të lëvizim përpara”, deklaroi ajo.
Pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Beslimi, të hënë në Prishtinë, ajo tha se këtë vjeshtë mund të ketë lëvizje pozitive për heqjen e vizave, derisa për vendimin e Qeverisë për targat, ministrja finlandeze tha se Kosova ka të drejtë për një vendim të tillë.
“Jam optimiste që do të vazhdojmë para në këtë çështje, besoj se në muajt në vijim ndoshta në këtë vjeshtë mund të shohim rezultate. Po ashtu, e mbështesim edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është një projekt i veçantë.
Mbështetja jonë nuk mungon as edhe për përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për punën në dialog. E kuptojmë që Kosova e ka të drejtën ligjore të plotë të bëjë lëvizjet e saj, kur ka të bëjë me targat”, tha tutje ajo