Shef i Organizimit në PD, Klevis balliu ka reaguar për aferën e incerenatorëve, ku e ka konsideruar Edi Ramën si arkitektin kryesor.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Balliu është shprehur se talenti i Ramës është vjedhja dhe në një kohë të tillë kur shqiptarët po vuajnë krizën, ai ka kaluar me mijëra euro vetëm për fruta dhe perime.
“Arkitekti i aferës së shekullit të inceneratorëve Edvin Kristaq Rama ka dëshmuar se talenti i tij i vetëm është vjedhja.
Ndërkohë që qytetarët jetojnë në krizë të thellë ekonomike, kompanitë e përfshira në mega aferën kriminale të inceneratorëve me pronar real Edvin inceneratorin, kalojnë miliona euro vetëm për shpenzime frutash dhe perimesh.
Paratë e qytetarëve nëpërmjet kësaj afere kalojnë në xhepat e Edvin inceneratorit, Agaç inceneratorit si dhe Lali inceneratorit.” ka shkruar Balliu.