-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli kundër Ramës për amnistinë fiskale: Jemi shumë të shqetësuar

Kryesoret

Bashkimi Europian është kundër nismës së qeverisë Rama për amnistinë fiskale. Në takimin e 13-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë, Brukseli ka theksuar qartë dhe hapur shqetësimin serioz nëse miratohet drafti i propozuar nga qeveria.

Institucioni ngre edhe shqetësimin e kalimit të shumave në dorë nga vendet e ndryshme të BE-së drejt Shqipërisë për të përfituar nga amnistia.

Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore.

Për më tepër, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për Shtetet Anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin” thuhet në deklaratë.

Në projektligj theksohet se cdo person mund të legalizojë deri në 2 mln euro. Kjo ka ngritur shqetësime të shumta, jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit si në rastin e BE-së si pasojë e rrezikut të mundshëm të pastrimit të parave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit