Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Fier, ku djali plagosi me thikë nënën e tij.
Mësohet se Klaudio Çobaj, 30 vjeç, e ka qëlluar disa herë me thikë nënën e tij në trup. 50-vjeçarja Donika Çobaj ka marrë plagë në të gjithë trupin, pasi i biri e ka qëlluar me thikë në qafë, bark, kofshë.
Ajo është transportuar në spitalin e Fierit ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, teksa policia ka arrestuar autorin pak pas ngjarjes së rëndë.