Në një deklaratë për mediat këtë të martë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se dy të moshuarit që janë përfshirë në aferën e inceneratorëve duhet të mbrohen.
“Pensionistët janë edhe të shqetësuar dhe duhet të mbrohen. Sapo jam ndarë me djalin e Thanas Çanit. Jo vetëm që nuk kanë dijeni për një gjë të tillë, jo vetëm nuk kanë firmosur gjë, por në vitin 2019 janë thirrur nga drejtoria e krimit ekonomik.
Të dy kontratat e Thanas Çanit janë të panoterizuara. Firma nuk është e Thanas Çanit. Në 2019 është bërë sikur është hetuar për të mbuluar evazionin fiskal me vlerë 2 milionë dollarë te Lumi 6”, tha Kryemadhi.
Në bazë të dokumenteve që publikoi një ditë më parë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ata janë bërë përfitues të 30 milionë eurove. Bëhet fjalë pikërisht për dy të moshuarit në foto, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse.