-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Legalizoi lokalin që duhej prishur, Apeli liron inxhinierin e kadastrës së Sarandës

Kryesoret

Erliton Ymeri, ish-specialisti i hartografisë në kadastrën e Sarandës është liruar nga burgu.

Gjykata e Apelit Gjirokastër ka zëvendësuar masën e sigurimit për të, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”. Ymeri akuzohet së bashku me 4 kolegë të tjerë, nga të cilët aktualisht dy ndodhen në paraburgim, një në arrest shtëpie e një tjetër në kërkim, kishin legalizuar dhe më pas hipotekuar një lokal në zonën turistike të Sarandës edhe pse për të kishte një urdhër prishje nga IMT.

 Të katër zyrtarët Vasil Lango, Saimir Braho, Erliton Ymeri, si dhe ish drejtori Andri Dhima, akuzohen për shpërdorim detyre.

Ata u ndaluan rreth 2 muaj më parë, gjatë operacionit “Heshtja 2”, për shpërdorim detyre. Ndërkohë që në kërkim është shpallur Kozeta Statha, e cila mban pozicionin e drejtores së ASHK-së një vit më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit