Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur ditën e sotme kryetarët e degëve për t’i udhëzuar për protestën e 7 korrikut, por edhe mobilizimin për Konventën e 25 Korrikut, ditë që shënon edhe të ardhmen e Ilir Metës.
Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë, ku do të jetë e ardhmja politike e Ilir Metës, te LSI, apo një tjetër front, pasi të dalë nga Presidenca.
“Data 25 ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për Konventën, por edhe për zhvillimin që do të marrë LSI-ja në të ardhmen. Grupi i punës për programin dhe statutin kanë filluar punën.
Deri para 25 korrikut, është protesta e 7 korrikut, është shumë e rëndësishme, jo si organizim politik, por për t’i sensibilizuar njerëzit, është e vetmja mënyrë për të dalë për të protestuar jo për partitë, por për veten e tyre nëse ndihen të vjedhur nga kjo qeveri.
Protestat nuk shiten më, por shkojnë drejt misionit të tyre që kanë” tha Kryemadhi duke “thumbuar” në fund Lulzim Bashën.
Fjala e plotë e Monika Kryemadhit
Ne duhet të shkojmë drejt përfundimit të gjithë atij procesi që kemi nisur në nëntor të 2020, pra në përfundim të Konventës tonë Kombëtare e cila do të shkojë drejt krijimit të një Komiteti drejtues. Sepse tashmë ne jemi të bindur që në pranverën e ardhshme do të kemi zgjedhjet lokale dhe ne si LSI duhet të jemi shumë më të përgatitur përsa i përket prezencës tonë në fushatë. Për shkak të mungesës të gjithë këshilltarëve, të gjithë pushtetit vendor që në zgjedhjet e 2019 erdhi si rezultat i bojkotit që ne bëmë.
Kështu që edhe detyrimi, puna jonë dhe angazhimi jonë duhet të jetë shumë më i madh krahasuar me fushatat e tjera. Pavarësisht nga kjo, ajo çka dua të theksoj dhe është shumë e rëndësishme, 25 korriku është konventa kombëtare që ne do ta zhvillojmë në Pallatin e Kongreseve. Faktikisht nga zgjedhjet e fundit një anëtar një votë, numri i delegatëve nuk e kalon numrin 800, pas verifikimeve që stafi ka bërë ka disa largime.
Në bashkëpunim me kryetarët e partisë në rrethe ne duhet të vendosim një lloj koordinimi për pjesëmarrjen e të gjithë delegatëve që janë prezent por edhe për të pasur evidentimin e atyre që janë larguar jashtë shtetit nëse kanë mundësi për të ardhur apo nuk kanë mundësi për të ardhur në konventë.
Ndërkohë që nga ana tjetër Lëvizja Rinore për Integrim dhe Lëvizja e Gruas për Integrim duhet të kenë të gjithë angazhimin tjetër për përgatitjen e kandidatëve që do të jenë pjesë e strukturës drejtuese të Komitetit Drejtues. Ne e dimë shumë mirë që data 25 ka një rëndësi shumë të veçantë për në, ka një rëndësi të veçantë përsa i përket Konventës Kombëtare por ka dhe një rëndësi të veçantë ngjarjes dhe zhvillimit politik që do të marrë LSI në të ardhmen.
Prandaj dua që ta marrim seriozisht që të gjithë. Grupi i Punës përsa i përket programit edhe statutit kanë filluar një punë, ndërkohë kush të dojë nga kryetarët e tjerë mund të bashkangjitet ose nga pjesa tjetër e strukturave drejtuese që kemi nëpër rrethe apo dhe kandidatët që kanë qenë për deputet në zgjedhjet e kaluara.
Ndërkohë edhe komisioni për reformën zgjedhore që është zoti Vasili dhe ndërkohë Erisa që është në Komisionin për Reformën Administrative mendoj që do të kemi një prezantim që do të duhet për ta shpalosur në konventë. Ndërkohë që përsëri dua të theksoj para datës 25 korrik është protesta e datës 7 korrikut që në këndvështrimin tim është shumë e rëndësishme.
Nuk është e rëndësishme për ta pasur si organizim politik por është e rëndësishme për t’i sensibilizuar njerëzit që në qoftë se ndihen të varfër, të papunë, të frustruar, të vjedhur, të grabitur, të kërcënuar, të intimiduar është e vetmja mënyrë për të dalë për të protestuar. Jo për të protestuar për partitë politike por për të dalë për të protestuar për veten e tyre.
Ne jemi koshient dhe e dimë çfarë ka ndodhur me shqiptarët me ekonominë shqiptare tashmë është bërë në modë saqë njerëzit po e quajnë çdo denoncim që bëhet nuk ka ndodhur asgjë. Gjëra të tjera më të mëdhaja do të ndodhin. Prandaj dhe po them dhe mendoj që është shumë e rëndësishme që t’i njoftojmë njerëzit.
Jo më larg, po dje në patëm rastin flagrant i kanë vjedhur identitetet njerëzve. Po vazhdojnë të tjerë dhe po thonë nuk kemi dijeni, më e pakta, ata dhe mund të kenë dijeni por më e pakta thonë nuk kemi dijeni. Sepse të gjithë jetojnë në kushte mizeralbël. Pra një qeveri që përdor varfërinë, mungesën e informacionit, mungesën e infrastrukturës për t’u informuar për veten e tij.
Një qeveri që në një mënyrë të strukturuar kriminale ka përdorur jo vetëm të dhënat personale por i ka përdorur emrin, i ka përdorur çdo gjë që është e tyre. E ka kthyer në funksion të një grupi të strukturuar kriminal.
Megjithatë, unë mendoj që data 7 korrik ka rëndësinë e saj, ka rëndësi për të rizgjuar shpresën e protestës, për t’i thënë njerëzve që protestat nuk shiten më nga organizatorët por përkundrazi protestat shkojnë drejt përfundimit të misionit të tyre që kanë. 7 korriku është për të treguar që në protestë nuk janë vetëm partitë politike por janë dhe shumë qytetarë.