-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritet në “stratosferë” pasuria e Rihannës, “thyen” rekord si miliarderja më e re në Amerikë

Kryesoret

Ajo është një nga këngëtaret më të famshme në tregun botëror të muzikës me një karrierë shumë të gjatë. Është fjala pë Rihanna-n, e cila numëron shumë hite dhe falë tyre ka fituar shuma marramendëse.

Sipas Forbes, Rihanna tani disponon një vlerë neto prej 1.4 miliardë dollarësh, falë karrierës së saj muzikore dhe markës së saj “Fenty Beauty”. Kjo vlerë është shënuar edhe si një rekord duke e bërë këngëtaren miliarderen me të re në Amerikë.

Ajo renditet e 21-ta në listen Forbes, dhe është e vetmja miliardere në listë nën moshën 40-vjeçare. Pronarja “Fenty Beauty” e cila është shprehur në lidhje me pasurinë e saj, ka treguar se e gjitha kjo nuk është vetëm për vete, por edhe për njerëzit që kanë nevojë.

 “Paratë e mia nuk janë për mua; gjithmonë mendoj se unë mund të ndihmoj dikë tjetër. Bota vërtet mund të të bëjë të besosh se gjërat e gabuara janë prioritet, dhe kjo të bën të humbasësh thelbin e jetës, çfarë do të thotë të jesh gjallë”, tha ajo për T Magazine.

Një nga përpjekjet e saj filantropike është Fondacioni Clara Lionel, i cili synon të mbështesë dhe financojë iniciativa novatore për edukimin dhe qëndrueshmërinë ndaj klimës, duke përfshirë mbledhjen e 60 milionë dollarëve për gratë dhe fëmijët e prekur nga HIV/AIDS përmes shitjeve nga linja e saj e buzëkuqeve me Mac Cosmetics.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit