Dy zjarre të mëdha po kërcënojnë Itean dhe Kranidin, dy zonat turistike luksoze të Greqisë.
Zjarri në Itea, një qytet turistik në pjesën juglindore të Focidës, në Greqinë qendrore që shpërtheu të hënën, po përhapet në mënyrë të pakontrolluar.
I nxitur nga erërat e forta zjarri thuhet se po djeg rrugën drejt manastirit tërësisht femëror të Profitis Ilias dhe gjithashtu drejt qytetit bregdetar të Itea.
Manastiri është evakuuar, por zjarrfikësit po përpiqen ta parandalojnë.
Dhjetëra zjarrfikës të ndihmuar nga katër avionë që hedhin ujë dhe një helikopter po përpiqen për të parandaluar flakët.
Zjarri ka nisur në orën 13:00 të së hënës pasdite, por situata është bërë më e vështirë në mbrëmje, pasi mjetet ajrore ndaluan fluturimin.