-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare, zbulohet trajneri i ri i PSG-së

Kryesoret

Paris St Germain ka zyrtarizuar largimin e Mauricio Pochettino nga detyra e trajnerit pas 18 muajsh në krye të ekipit. Tekniku argjentinas kishte edhe një vit në kontratën e tij. PSG komunikoi vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me një deklaratë me vetëm 38 fjalë.

Pochettino e mori detyrën në Janar të 2021-it dhe fitoi titullin kampion në Ligue 1 në sezonin 2021-2022 dhe Kupën e Francës në 2020-2021.

Por ai nuk ia doli që t’i jepte klubit objektivin kryesor, që nga marrja e pronësisë nga Qatar Sports Investement në 2011, Ligën e Kampioneve, edhe pse kishte në ekip yje si Kylian Mbappe, Leo Messi dhe Neymar.

Në vend të argjentinasit u konfirmua Christophe Galtie, i cili ka drejtuar më parë ekipin e Nisë. Tekniku i ri u prezantua gjatë një konference shtypi, e ka firmosur kontratë deri në 2024.

Gjigandët parisienë janë duke bërë ndryshime të mëdha në ekip, pasi arritën akordin e ri me sulmuesin Mbappe. Ky i fundit e ka rritur ndikimin te PSG, ndërsa pritet që të ketë largime të tjera titullarësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit