Një sipërfaqe me shkurre përreth ish-fabrikës së miellit në fshatin Hajdaran në Elbasan është përfshirë nga zjarri.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses vuri nën kontroll flakët e zjarrit i cili nisi të përhapej me shpejtësi në zonë, e cila rezulton e populluar me banesa.
Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë djegija e plehrave nga një banor i zonës.
I gjithë territori i ish fabrikës së miellit është pushtuar nga shkurret dhe papastërtitë duke përbërë rrezik veçanërisht gjatë stinës së verës.