-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iu arrestua drejtori i Tufinës, Veliaj: Kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda

Kryesoret

“Kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda”! Kështu deklaroi sot kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj në lidhje me arrestimin e drejtorit të varrezave të Tufinës, Eljodor Ndini dhe shtatë personave të tjerë, teksa dy janë në hetim në gjendje të lirë dhe dy në kërkim.

Falenderoj Prokurorinë dhe Policinë e Tiranës për ndihmën. Te varrezat e Tufinës kemi pasur një shqetësim prej kohësh, ku një komunitet sekserësh, të trashëguar prej vitesh, prenotonin varre. Varrezat janë publike, nuk janë private. Ka një ligj që lejon varreza private dhe kush do që të bëjë varreza private duhet të ndjekë procedurat ligjore, të prenotojë toka, varre familjare dhe gjithçka tjetër, por jo në varrezat publike.

Nuk e di nëse ata 6-7 të arrestuarit janë fajtorë, këtë duhet ta thotë policia, por shprehja “kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda” në këtë rast nuk është vetëm metaforë. Dua t’i kërkoj policisë dhe prokurorisë të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. I falenderoj edhe drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës, edhe drejtuesit e Policisë së Tiranës për ndihmën që na dhanë”, tha Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit