-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrat dhanë dorëheqjen, Johnson përballet me të akuza të rënda

Kryesoret

Boris Johnson po lufton për mbijetesë politike pasi dy nga ministrat e tij më të lartë sulmuan udhëheqjen e tij dhe dhanë dorëheqjen.

Kancelari Rishi Sunak dhe Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid dhanë dorëheqjen brenda 10 minutash nga njëri-tjetri, të ndjekur nga një mori ministrash dhe ndihmësish të rinj.

Kritikët u shprehën se tashmë për kryeministrin Johnson gjithçka ka “mbaruar”, ndërsa laburistët u shprehen se partia që ai drejtonte ishte e korruptuar.

Por Johnson e bëri të qartë se planifikon të qëndrojë në pushtet, duke bërë edhe një rifreskim të kabinetit.

Ai emëroi Nadhim Zahawi si kancelar të ri, ndërsa shefi i kabinetit të kryeministrit, Steve Barclay, është bërë sekretar i shëndetësisë.

Johnson – i cili po përballet me krizën më serioze të lidershipit të kryeministrisë së tij deri më tani – do të vihet nën presion të mëtejshëm më vonë të mërkurën pasi do të përballet me pyetjet e deputeteve.

Ai gjithashtu duhet të japë dëshmi në Komitetin e Ndërlidhjes – një grup deputetësh që shqyrtojnë politikën dhe vendimet e qeverisë./BCC

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit