-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama emëron 4 të besuarit te shoqëria civile

Kryesoret

Në mbledhjen e sotme qeveria emëroi katër anëtarët e rinj të bordit mbikëqyrës së Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, të cilët janë përfaqësues të institucioneve të administratës publike qendrore. Emrat janë të njohur si bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit Edi Rama.

Eridana Cano është drejtore e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në Kryeministri, Besmir Gjokuta po pjesë e stafit të kreut të qeverisë, Elira Kokona është një tjetër emër dhe Oltjon Muzaka që më parë ka qenë sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Financave dhe po ashtu ka mbajtur poste të tjera me rëndësi në administratë.

VENDIMI I PLOTË

EMËRIMIN NË DETYRË TË DISA ANËTARËVE TË BORDIT MBIKËQYRËS TË AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10 093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Emërimin në detyrë të anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues të institucioneve të administratës publike qendrore, si më poshtë vijon:

– Z. Oltjon Muzaka;

– Znj. Elira Kokona;

– Z. Besmir Gjokuta;

– Znj. Eridana Cano.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit