Whatsapp ka paralajmëruar se së shpejti do të heqë dhe mundësin që miqtë e tuaj të shohin nëse je “online” ose je.
Mundësia për të fshehur statusin “online” nga të gjithë është një risi që është kërkuar prej vitesh nga përdoruesit për të mbrojtur privatësinë e tyre, por që deri më tani nuk kishte gjetur zbatim.
Risia, e cila nuk ka pasur asnjë mohim, vjen nga faqja WABBetaInfo, e cila përditëson lexuesit e saj me lajmet dhe funksionet e reja të mundshme që lidhen me aplikacionin.
Kjo risi është ende në zhvillim dhe do të prezantohet me versionin e ardhshëm të aplikacionit për iOS. Deri më tani është bërë e ditur se përdoruesit do mund të zgjedhin se cilat kontakte do të shohin statusin e tyre online.