-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skenari/ Zbulohet sa do të zgjasë protesta, 1200 policë rrethojnë Berishën

Kryesoret

Partia Demokratike ka kërkuar leje vetëm për dy orë për të protestuar nesër në Tiranë. Nga ora 19:00 deri në 21:00 është kërkesa që është depozituar në policinë Tiranës.

Ish-kryeministri ka ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria për të marrë pjesë në tubimin kundër rritjes së çmimeve dhe menaxhimet që i ka bërë qeveria.

Por Edi Rama nuk do të jetë në zyrë. Ai ka njoftuar se në të njëjtën orë do të jetë në Vlorë në ceremoninë e hapjes së “Bypass”-it.

Në gatishmëri për shmangur incidentet do të jenë rreth 1200 forca policie.

Ekipet e rendit do të qëndrojnë ne formë kordoni, më pas do të janë ato të Shqiponjave e ndërsa grupet e FNSH do të pozicionohen disa metra më poshtë.

Disa grupe kontrolli do të qëndrojnë në hyrje të kryeqytetit.

Synimi është evidentimi i çdo automjeti të dyshimtë për armë zjarri, sende të forta si dhe lëndë piroteknike.

Për pikasjen e këtyre personazheve, departamenti i rendit dhe sigurisë publike po bashkëpunon me drejtoritë vendore.

Në këtë proteste të angazhuar do të jenë edhe oficerët e Antiterrorit.

Agjentët e këtij sektori do të vëzhgojne personat që kanë dyshimë për prirje terroriste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit