Ish-kryeministri, Sali Berisha është shprehur se nesër bulevardi do të jetë plot pasi urrejtja për Edi Ramën është tejet e lartë.
Sot ai ka organizuar takimin e fundit me personazhe nga Shoqëria Civile si dhe me personalitet të tjera të opozitës.
“Nesër do të mbushim bulevardin në një protestë epike, në një protestë të një rëndësie jetike për Shqipërinë, pasi siç del çdo orë dhe çdo ditë Edi Rama dhe ekipi i tij po abuzon me lirën dhe financat e qytetareve shqiptarë.
Temperaturat janë të larta por më e lartë është urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave dhe lirive,” është shprehur ai.