Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar sot vendimin e qeverisë për rritjen e pagave me 6% për të gjithë punonjësit e sistemit parauniversitar. Në total janë 36700 punonjës në arsim që do të përfitojnë rritje.
“Ne finalizuam angazhimin që kemi ndërmarrë për buxhetin për vitin 2022 për rritjen me 6% të pagave të të gjithë punonjësve të arsimit parauniversitar, janë 36700 punonjës që do të përfitojnë prej 1 korrikut.
Po rritet edhe paga e punonjësve psiko-social dhe oficerëve të sigurisë, ashtu si për punonjëset e kopshteve, edukatoret, qendrat kulturore të fëmijëve, punonjësit e konvikteve por edhe orët suplementare të mësuesve. Por rritet me 10% shtesa për orën suplementare” tha ajo.