-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush ishte Kastriot Myftaraj, si u vetëvra para syve të nënës, konspiracioni dhe burgu

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike që ndodhi sot në Tiranë, ku gazetari dhe publicisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. 60-vjeçari ishte në kushte të vështira psikologjike, pasi kohët e fundit ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë.

Nëna ka parë të gjithë skenën në momentin që është hedhur. Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska”. Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik” ishte më 17 qershor. Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran. Ai ka qenë pjesë e disa mediave duke komentuar dhe lidhur ngjarjet më të rëndësishme të vendit me teori konspirative.

Myftaraj lindi në Korçë në vitin 1966, teksa ka punuar për një periudhë kohe si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Korçës dhe pas rënies së regjimit komunist në disa të përditshme në Tiranë, duke filluar që nga gazeta “55”, “Rilindja Demokratike”, gazeta “Sot”.

Ai ka botuar edhe disa libra. Në maj 2017 ai u arrestua nga policia e Tiranës me akuzën ‘Thirrje për vepra të dhunshme në kundërshtim me Kushtetutën’. Ky arrestim nga policia erdhi fill pas publikimit nga Myftaraj të një shkrimi kundër Romana Vlahutin, ambasadorja e BE në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit