-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj njeh “fitoren” e Berishës, por: Mos harroni! Ka në kurriz “non gratën”

Kryesoret

Kryetari grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj përmes një postimi në Twitter ka reaguar për protestën e djeshme të Berishës.

Ai është shprehur se Berisha e ka përçarë PD-në dhe e vetmja fitore e tij është ajo ndaj “armiqve të brendshëm”.

Gjithashtu Alibeaj tha se në kurriz të tij është “non grata” e firmosur nga SHBA-ja.

“Berisha në një dalje për mediat tha se Alibeaj është në dorë të Ramës, ndërsa thekson se i janë vënë disa kushte të tmerrshme, të cilat s’i bëri të ditura. Revanshi dhe gjuha e helmët e Sali Berishës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, nuk e bën atë të ndryshëm nga Sali Berisha që bënte paqe dhe marrëveshje, p.sh. me Fatos Nanon dikur. Një tjetër i shpallur “armik” i madh, me të cilin u puth pa të keq më pas.

Veçse këtë herë, me një PD që e përçau dhe sakatoi, siç deshi dhe për aq sa e do, e vetmja fitore e Sali Berishës është ajo ndaj “armiqve të brendshëm”, si në komunizëm.

Është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj! Bashkimit rreth vlerave të qytetarisë politike.

Kush bën sikur nuk e kupton, thjesht përdor kauzën e opozitës, shpërdoron besimin e demokratëve veç për interes personal të vetin apo enturazhit të vjetërsuar politik.

Sa për “kushte të tmerrshme”, po e kam një! Ajo që i rëndon si peshë atij e që do t’ua hedhë në kurriz mua dhe demokratëve: “non grata” e firmosur nga SHBA. Ky është kusht ‘sine qua non’”, ka shkruar Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit