-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ramën do ta fus në burg

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot se nëse “Edi Rama nuk ikën, do ta heqim. Dje e deklarova armik”. Ai i kërkoi që të largohet nga pushteti, pasi në të kundër rezistenca do të vazhdojë.

Deputetët e PD-së që morën pjesë përmbushën një detyrim moral dhe ligjor, janë gjetur mes zgjedhësve të kësaj partie, aty ku duhet të ishin, unë i përgëzoj.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, vetëm flagranca me djegësat është shkaku më madhor. Mirë është të dëgjojë zërin e qytetarëve. Tubimi i misionareve ka fuqi nukleare njerëzore.

Mos përfytyroni ju misionarin si një njeri që ka kaluar në manastire apo procese të tilla. Misionar bëhet çdo njeri në kohën dhe thirrjen e caktuar. Sikundër hero mund të bëhet çdo njeri në momentin e guximit të tij.

Pra, ishte një thirrje e brendshme, që grumbullohej aty, në atë masë të pafundme njerëzish. Kështu që Edi Rama, të krahasoja shpesh në vetminë prej 3-4 vitesh ku çilje një rrugë të projektuar dhe financuar nga qeveria e mëparshme tërësisht” tha ai.

Ish-kryeministri i tha dje Edi Ramës, “boll vodhe, ik”, por a është kjo amnisti për akuzat që i ka bërë? “Nuk ka asnjë amnisti për Edi Ramën.

Sikur unë kam propozuar, për kryeministrat të hiqet cdo formë parashkrimi dhe ky do të jetë një nga ligjet e para që do të miratojë PD-ja, se pastaj; firmos, vidh dhe parashkruaj.

JO. Firmose, vodhe, në burg. Do të hiqet amnistia për cdo kryeministër dhe ministër në 30 vitet e fundit” tha ai.

Por a ishte Berisha i kënaqur me numrin e protestuesve në shesh. “Numri i pritshmërive për qytetarët që ishin në shesh u tejkalua. Dhe nuk mbeten zemërthyer kur nuk ka shumë njerëz, sepse ka njerëz.

Sepse unë kam vlerësimin për njeriun. Unë kam mbajtur fjalim për 50 veta sikur të ishin 50 mijë. Aq më tepër kur isha i vetëdijshëm që këta që do të dalin do të dalin për mision. Unë edhe me 1/5 e tyre do të isha i mrekulluar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit