Rreth një muaj më parë kryeministri Edi Rama dhe lajmin e mirë që Vjosa do të shpallet Park Kombëtar dhe nuk do të cenohet më nga HEC-et.
Gjatë fjalimit të tij ai ka thumbuar dhe aktorin e Hollywood-it Leondardo DiCrapion, i cili iu bashkua kauzës për mbrojtjen e Vjosës, Rama u shpreh se ai u bë i gjallë vetëm për të goditur qeverinë.
Së fundmi aktori ka reaguar sërish për çështjen e Vjosës, duke e cilësuar si një fitore.
Postimin e fundit në Instagram, DiCaprio ia ka kushtuar Shqipërisë, më saktësisht lumit Vjosa.
“Qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me @Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope.
Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore,” është shprehur ai.