Halit Kani dhe Sefer Kani janë arrestuar nga policia pasi, babë e bir kishin kultivuar kanabis.
Policia ka bërë të mundur zbulimin e një parcele me hashash në Krujë dhe ka arrestuar 53-vjeçarin dhe të birin 19 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjetën fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje.
“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kroi i Madh, në dy sipërfaqe toke në afërsi të njëra-tjetrës, kanë gjetur dhe asgjësuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga 53-vjeçari dhe djali i tij,” ka njoftuar policia.