Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se 3 persona kanë vdekur në mbarë botën nga virusi i lisë së majmunëve. Ndërkohë që janë konfirmuar 6.027 raste të dërguara në 59 vende në 5 rajone të OBSH-së.
Duke qenë se rastet në rritje shkaktuan panik në shumë vende, OBSH-ja njoftoi se do të përditësojë rastet e lisë së majmunëve çdo 2 javë nga tani e tutje.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ende ka disa vështirësi në përcaktimin e rasteve të lisë së majmunëve me testim, ndaj një numër i konsiderueshëm i rasteve nuk mund të regjistrohej zyrtarisht.