Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe duke e cilësuar këtë një lajm tronditës për kombin e madh japonez.
“Nje dite tronditese per familjen Abe dhe kombin e madh japonez!
Te dashur miq,
Nje atentat, ne te cilin u vra duke mbajtur nje fjalim ish Kryeministri i Japonise me jetegjate ne detyre Shinzo Abe, ka tronditur thelle familjen Abe dhe kombin e madh japonez.
Duke denuar me forcen me te madhe kete akt te shemtuar kriminal qe i mori jeten nje burreshtetasi dhe japonezi te madh, i shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes Abe dhe autoriteteve japoneze per kete humbje tronditese per ta, vendin e tyre dhe miqte e Japonise ne mbare boten. #sb“, shkruan Berisha.