-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

24 vjeçari kërcënoi kreun e SPAK, prokuroria tërhiqet nga hetimet

Kryesoret

Pas një hetimi instesiv , prokuroria e Tiranës u tërhoq nga hetimet ndaj një të riu, dhe ka kërkuar në gjykatë pushimin e cëshjes mbasi akteskpertiza vërtetoi se ai vuan nga crregullimi bipolar.

24 vjecari kërcënoi në twiterin e Ambasadës Amerikane , kryeprokuroin e SPAK, Arben Kraja, dhe referimi u krye nga agjensia e antiterrorit në Tiranë.

“Do të fus bombën në gojë ty dhe do t’i bie familjarët në arkmort nëse nuk vazhdon të mos veprosh ndaj SHISH”– shkroi 24 vjecari ne tëiterin e ambasadës të publikuar në datën 25 tetor 2021 dhe ky u vlerësua si një kërcënim për shefin e SPAK.

Nën dyshimet se ky shtetas kishte vepruar edhe herë të tjera në rrjetet sociale antiterrori i kërkoi prokurorisë ta hetojë shtetasin në fjalë për kanosje për shkak të detyrës.

Megjithatë një aktekspertizë e mjekësisë ligjore vërtetoi problemet e shëndetit mendor të të riut që lidhen me dëmtimin e sferës të të perceptuarit.

Pavarësisht kësaj sipas dosjes që iu tregua Top Channel 24 vjecari komentoi në llogarinë e ambasadës mbasi ishte ankuar ndaj një sërë institucionesh kryesish ndaj shërbimit sekret dhe antiterrorit që sipas tij e akuzojnë se është agjent i CIA .

I riu përsëriti para prokurorisë se kërkonte që shërbimi sekret vendas të hetohej nga SPAK dhe BKH, ndërsa këmbënguli : Jam kundër marrjes së kësaj dëshmie nga vartësit e Gledis Nanos që më herët ka dashur të më arrestojë kur ishte në krye të antiterrorist.

Dosja për pushimin e hetimeve është dorëzuar në gjykatën e Tiranës dhe nuk është hedhur ende në short, prej nga ky gjyqtari do vendosë nëse do ta pushojë apo do ta kthejë pas për hetime të mëtejshme./TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit